Finmarket · Fonde pensioni privat

Mendo për nesër. Vepro sot.

Eksploro fondet private të pensionit dhe zgjidh një mënyrë kursimi afatgjatë që përshtatet me planet e tua.

Fondet private të pensionit në Shqipëri

Fonde Pensioni Privat

Fondet private të pensionit janë produkte afatgjata kursimi dhe investimi, të krijuara për të ndihmuar individët të ndërtojnë një kapital shtesë për periudhën e pensionit. Klienti kontribuon në fond në mënyrë periodike ose sipas mundësive të tij, ndërsa fondi administrohet nga një shoqëri e licencuar.

Krahasuar me kursimin tradicional në depozitë, fondi privat i pensionit ka një horizont më afatgjatë dhe synon rritjen graduale të kursimeve në kohë. Megjithatë, si çdo produkt investimi, ai duhet vlerësuar me kujdes, duke marrë parasysh objektivat personale, moshën, të ardhurat, afatin e investimit dhe tolerancën ndaj rrezikut.

Për të kuptuar nëse një fond pensioni privat është i përshtatshëm për planifikimin tuaj financiar afatgjatë, kontaktoni ekspertët e FINARCH për këshillim profesional.

Shënim: Të dhënat janë marrë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Për informacion më të detajuar mbi produktet specifike dhe kushtet përkatëse, ju lutemi na kontaktoni.
Baza e të dhënave është e përditësuar deri më 08.06.2026. Kushtet përfundimtare përcaktohen nga banka.

Kalkulator

Kalkulatori i fondit të pensionit

Vlerëso fondin që mund të krijosh deri në pension dhe pensionin mujor që mund të përfitosh prej tij.

Parametrat e pensionit

Rregullo vlerat sipas planit tënd.

3.0%
3.0%
20 vite

Projeksioni yt

–

Fondi në pension

–

–

Kontributet totale

–

Rritja nga investimi

–

Evolucioni i fondit

  • Fondi
  • Kontributet

Skenarët e kthimit

Skenari Kthimi neto Fondi në pension Pensioni mujor
Konservator 3.0% – –
I Balancuar 5.0% – –
Dinamik 7.0% – –

Shënim: Ky është një projeksion ilustrues. Kthimet, tarifat dhe pensioni mujor nuk janë të garantuara. Tatimet, inflacioni, ndryshimet e kontributeve dhe kushtet e fondit mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultat.